Tifo-grupi i Tiranës, ‘Tirona Fanatics’, kanë reaguar menjëherë pas humbjes 1-3 me përmbysje të skuadrës së tyre përballë Kukësit, me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook. Tifo-grupi i bardhebluve nuk është përmbajtur aspak, duke i akuzuar të gjithë, nga presidenca, e deri te futbollistët, që sipas tyre janë pa gjak. Edhe Julian Ahmataj u sulmua nga tifo-grupi i Tiranës, si dhe presidenti Refik Halili.
Postimi i plotë i ‘Tirona Fanatics’
Lojtar pa gjak, shirit pa kapiten, trajner offside, presidenc pa president, “staf” pa pike pervoje, e nje faqe ne Facebook qe funksionon shkelqyeshem! Kjo eshte fytyra e Tirones nen drejtimin e skandalozit, krye te paaftit, Refik Halilit… Kjo eshte tortura qe po i behet Tirones dhe tifozeve te saj…
Maskarada e nderthurur me aq mjeshteri nga te gjithe te siperpermendurit, duket se nuk paska fund, ashtu si pafytyresia e tyre.
Julian Ahmataj e vertetoi qe ne ndeshjen ndaj Korces qe nuk e lidh asgje me gjakun, grinten dhe seriozitetin qe duhet te perfaqesoje trajnerin e Tirones. Ai kurre sduhet ti kthehej vendimit qe mori, per tu larguar.
*Vendimi per tu rikthyer e largoi ate perfundimisht nga Tirona!
Nje Tirone qe ka vite qe endet ne fushe pa nje kapiten-KAPITEN… “Stafi ç’drejtues” qe ka vite qe punon vetem ne kurrize te Sport Klubit, duke afruar lojtare qe vetem lidhje nuk kane me futbollin… Ne kurre nuk do largohemi nga Tirona, ne do jemi gjithmone aty. Jo per ju, po per emrin dhe historine e patjetersueshme te klubit me te madh Shqiptar….
Tirona eshte dhurata jone! E ndersa dhurata me e mire qe ajo mund te mar per 100vjetorin e saj, do ishte largimi JUAJ.
Pastrimi nga kjo “shpure” e zeze qe ka infektuar dhe vazhdon te infektoje te gjithe kampin bardheblu!
VITET DO KALOJNE, TIRONA DO BOHET…
TURPI DHE TRADHETIA KURRE NUK DO T’HARROET
Tirona Fanatics.”/abcnews.al