Skuadra e Tiranës e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë përballë Kukësit, falë një goli të Edon Hasanit në minutën e nëntë. Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe e barabartë në shumicën e pjesës së parë, por ai gol i shpejtë i mesfushorit shkodran bëri diferencën.
Cobinnah shpërthen mirë nga krahu i majtë dhe arrin të driblojë mbrojtësin e Kukësit, Emiliano Musta, dhe topi shkon te Ngoo. Sulmuesi shtatlartë kroson me të majtën dhe gjen saktë Hasanin, i cili zhytet me kokë dhe mposht portierin Xhika.
Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e luftuar mes dy skuadrave, pasi vështirë se Kukësi do të pajtohet me këtë rezultat./abcnews.al
SUPERIORE, JAVA 14
“Selman Stermasi”, Tiranë
Tirana – Kukësi 1-0
Hasani 9′