Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sot lancojmë dialogun e parë për sigurinë, 13 milionë euro për përgatitjen e FA”, Kallas: E ardhmja e Shqipërisë, në BE

schedule10:39 - 8 Prill, 2025

schedule 10:39 - 8 Prill, 2025

BE dhe Shqipëria lancojnë këtë të martë, dialogun e parë për sigurinë dhe mbrojtjen. Në konferencë me kryeministrin Edi Rama, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Kaja Kalllas, njoftoi se BE ofruar 13 milionë euro për të përmirësuar përgatitjen e Forcave të Armatosura në Shqipëri, ndërsa shprehu mbështetjen e unionit për integrimin e Shqipërisë

“Shqipëria është një aleate e Bashkimit Europian. Vendimi për të zbatuar sanksionet ndaj Rusisë tregon përkushtimin tuaj ndaj vlerave të BE e kuptoj se nuk është gjithnjë e lehtë për t’u bërë politikisht.

BE është i angazhuar sa i përket Shqipërisë, bashkëpunimi sjell të mira për të dy palët. Jemi partneri më i fortë tregtar. Sot lancojmë edhe dialogun e parë BE – Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, është një hap i rëndësishëm. Kemi dëshirë të zgjerojmë bashkëpunimin si për të luftuar kërcënime hibride, apo sulmet kibernetike.



BE ka ofruar 13 milionë euro financime për të përmirësuar përgatitjen e FA në Shqipëri. Kemi zgjeruar prokurimin për këtë çështje dhe këtë po e bëjmë me të gjitha vendet. Bashkëpunimi ynë shkon përtej sigurisë, Shqipëria ka një axhendë ambicioze, për anëtarësim brenda dy viteve të ardshme. Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër vec refomave keni mbështetjen tonë të plotë për grup kapitujt e tjerë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE.”- u shpreh ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!