Armando Sadiku ia ka dalë të shënojë për skuadrën e Malaga, këtë herë jo nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ndëshkoi Tenerife pas 27 minutash lojë.
Sadiku u tregua i saktë pas një goditjeje këndi. Topi i mbrtur në zonë u shfrytëzua nga sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili nuk fali dhe realizoi. Malaga i ka jetike tre pikët dhe do mundohet deri në fund ta mbrojë këtë fitore. Për Sadikun ky ishte goli i pestë në kampionat. /abcnews.al