Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda disa dokumente të reja që sipas tij faktojnë lidhjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me Artan Habilajn dhe bandën e drogës. Alibeaj theksoi se dokumentat e dorëzuar tregojnë se makina ‘Audi’ është përdorur bashkarisht nga Tahiri dhe Habilaj, të paktën për një vit, nga 2 prilli i 2015-s deri më 2 prill 2016.
“Dokumenti fakton lidhjen mes Tahirit dhe Artan Habilajt. Bashkëpunimi me Saimir Tahirti dhe Artan Habilajt. Bëhet fjalë për policën e sigurimit të audit AA003GB, që tregon dy emra përdoruesish Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj, që është përdorur si imunitet për trafikun e lëndëve narkotike brenda e jashtë vendit.
Policia e sigurimit mban datën 2 prill 2015 deri 1 prill 2016, që shkon përtej datës që u diskuatua në këshillin e mandatave, kohë në të cilën edhe Dritan Zagani bëri denoncimet e tij ku edhe opozita bëri denoncimet e saj me këtë marrëveshje e aleancë mes minsitrit të brendhsëm dhe bandës së Habilajve.
Kjo tregon që Saimir Tahiri ka gënjyer për mospasjen e kurrfarë lidhjeje me bandën e Habilajve.”/abcnews.al