Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kërkon lirinë në Apel, Veliaj niset nga paraburgimi i Durrësit drejt Tiranës

schedule09:27 - 11 Mars, 2025

schedule 09:27 - 11 Mars, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej afro një muaji në paraburgimin e Durrësit, është nisur drejt Tiranës, ku pritet të marrë pjesë në seancën në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Kryebashkiaku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë arrest në burg. Do të jetë gjyqtari Engert Pëllumbi i cili do të vendosë nëse do ta pranojë kërkesën e Veliajt apo të lërë në fuqi vendimin e Erion Banit.

Sakaq, edhe policia ka ndërmarrë masa dhe disa efektivë janë vendosur para gjykatës.

Prej datës 10 shkurt, Veliaj mbahet i arrestuar me dyshimin se ka kryer dy vepra penale, atë të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!