Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në studion e Abc News me Juli Xhokaxhi e ka cilësuar shetin si karagjoz, duke theksuar se nuk kishte kapacitete për të menaxhuar situatën nga tërmeti.
Sipas Manjanit qeveria nuk duhet të bëjë cirk, por të zgjidhë menjëherë emergjencën.
“Njerëzit sot kërkojnë që zyrtarët të fokusohen në punët e tyre. Kur ndodhin fatkeqësi qeveria nuk do bëjë cirk. Kjo nxori zbuluar shtetin karagjoz. Karagjoz ka qenë 30 vjet, por tani ka dalë sheshit fare. Një shtet pa qen. Kjo është e vërteta dhe rri tani dhe tregojnë përralla, u flasin njerëzve me arrogancë dhe u kërkon qenve të pushojnë.
Ka një problem shumë të madh, por flasim për një gjuhë zyrtare. Me çfarë do i ngopësh njerëzit me lugë bosh. Nuk ka rezerva shteti as për një pako makarona. Të hanë njëherë njerëzit, të ushqehen. Kjo fatkeqësi u ka rënë njerëzve. Qeveria e ka për detyrë të zgjidhë emergjencën”, u shpreh ish ministri.
Manjani shtoi më tej se Rama ka shkelur ligjin, pasi në krye të ekipit për zgjidhjen e situatës duhet të ishte Haki Çako, kreu i Emergjencave Civile.
“Para Haki Çakos, Çuçi, Rama, Ahmdetaj janë hiç. Duhet të ishte Haki Çako në krye, sipas ligjit. Po shohim Edi Ramën që i bërtet qenit. E kupton ku ka arritur…çfarë katastrofe. Tani flitet për rindërtim. Këtu nuk ka mbaruar fatura e dëmit. Si mund të flitet për një faturë pa bërë një inventar”, tha Manjani, teksa shtoi se tërmeti po përdoret për fushatë nga Rama.
“Ky tërmet po përdoret për një fushatë. Me idënë ta mbulojmë. Teatër i qartë. Qëllimi i tij është të dobësojë sa më shumë opozitën. Nuk lë rast pa shfrytëzuar’, tha ish-ministri./abcnews.al