Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëmtime të rënda edhe në Kurbin.
Siç shihet nga pamjet një shkollë tashmë është shembur pasi ka marrë dëmtime të rënda dhe është shpallur e pabanueshme. Kjo shkollë ishte rikonstruktuar gjatë muajve të verës. Tashmë janë duke u mbledhur inertet.
Gjithashtu mësohet se edhe godina e Komisariatit të Kurbinit, ka pësuar dëmtime në katin e dytë të saj, por pritet që ekspertët të vlerësojnë situatën ku më pas do të merret vendim për shembjen ose jo të kësaj godine./abcnews.al