Abuzoi seksualisht me motrën, arrestohet 19 vjeçari në Fier

schedule10:44 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 10:44 - 5 Dhjetor, 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit në një fshat të Roskovecit në Fier. Dyshohet se 19 vjeçari ka kryer incest brenda familjes duke abuzuar seksualisht me motrën e tij.

Mësohet se 19 vjeçari me incialet S.F u arrestua nga policia pasi u denoncua nga të afërmit se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të motrën 16 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë në fshatin Suk të Roskovecit ndërsa Policia po heton për rrethanat e këtij akti të rëndë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin S.S., 19 vjeç, banues në Roskovec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona në gjini”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!