Partia Socialiste do të votojë Olsian Çelën si Kryeprokuror të Përgjithshëm.
Gazetarja Esionona Konomi bën me dije se grupi i PS është mbledhur mëngjesin e sotëm dhe ka vendosur që votat e PS të shkojnë për të parin e renditur në listën e KLP. Vendimi është marrë në prani të kryeministrit Rama, ndërsa pas mbledhjes kreu i qeverisë është larguar për të ndjekur eurokomisonerin.
Në 14 nëntor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dorëzoi renditjen përfundimtare të 3 kandidatëve në garë. KLP ka vendosur të parin në listë Olsian Çelën, i pasuar nga Arta Marku dhe e treta Fatjona Memçaj./abcnews.al