Një vajzë 7 vjeçe ka humbur jetën në spitalin e Durrësit. Ajo u dërgua aty nga prindërit e saj në gjendje të rëndë, me temperaturë të ulët. Për këtë rast bluzat e bardha në spital janë mbledhur të analizojnë shkaqet që çuan vajzën deri ne vdekje.
Mjekët u përpoqën për ta mbajtur në jetë, por nuk arritën.
7-vjeçarja nxënëse e klasës së dytë ndërroi jetë pak orë pasi u fut në koma.
Fatmir Shahini, mjeku pediatër, i cili e ndoqi rastin nga afër foli për gjendje virale të rrallë, që kishte organet jetësore.
E mitura 7- vjeçarja ishte dërguar në spital nga prindërit me temperaturë të ulët, në gjendje të rënduar.
Pavarësisht, përpjekjes se mjekeve, ajo nuk mundi të mbijetojë duke dhe vidq pak orëe më vonë.
Megjithatë duket se do jetë e vështirë për t’u zbardhur se çfare ndodhi me të voglën Amelia Sheqi. Kjo për shkak se prindërit nuk lejuan kryerjen e autopsisë. Por specialstët kanë kërkuar analizimin e plotë të ngjarjes nga momenti kur nisi sëmundja
Në spitalin e Durrësit shkuan ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe hetues e prokurorë të cilët kanë nisur hetimin për rastin./abcnews.al
Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi