Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kritikat ndaj SPAK janë të justifikuara”, Nazarko: Ja pse Fatmir Xhafaj reagoi vonë për çështjen e Veliajt

schedule20:35 - 17 Shkurt, 2025

schedule 20:35 - 17 Shkurt, 2025

Analisti Mentor Nazarko deklaroi në emisionin “Real Story” se kritikat e shumta ndaj SPAK në këtë periudhë janë deri diku të justifikuara, por intensifikohen e konvergjojnë pse SPAK, etj janë si jetimë dhe në periudhë tranzicioni.

Ai u shpreh se reagimi i Fatmir Xhafajt ndaj çështjes së Erion Veliaj ishte i vonuar, pasi si një nga bashkëautorët e Reformës në Drejtësi  duhet të respektonte standartin etik.

“Reforma e Drejtësisë që prodhoi disa institucione, nuk ishte një tërësi ndryshimesh ligjore e kushtetuese me model. Kishte sponsorë ,- SHBA, BE, Britania e madhe,  prindër,l por nuk u mor një model të caktuar dhe u zbatua fjalë për fjalë. Ishte  deri diku një improvizim, që mbështetej në modelet e mëpërparshme, diku ofroi guxim më të madh, diku eksperimentimi i një terreni ne një shtet të vogel, i cili pastaj mund të ndiqej si model në gjithë Ballkanin. Kështu dhe zoti Xhafaj si një nga bashkëautorët,  kjo pati pengesë etike, pse ai reagoi më vonë se të tjerët me gjithë raportin e afërt me zotin Veliaj. Ky realitet institucional kushtetues i ri, i cili po prodhon dhe probleme I ka sjellë dhe suksese vendit e që kanë çuar Shqipërinë drejt BE. Duhet thënë ajo ç’ka është e veçantë: edhe një jurist tjetër  i krahut të djathtë  si Ylli Manjani– pavarësisht interesave profesionale qe mund të ketë në lidhje me standartet- konvergjon me Xhafajn per masat ndaj Veliaj.

Pra, po vihet re një lloj tendence për ta kritikuar, i cili mendoj unë që është i justifikuar deri diku. Ne e kemi nënvizuar që gjithë sistemi ynë kushtetues është i dehumanizuar, pra nuk ka respekt për jetën njerëzore: politika penale, paraburgimi, gjithë admnistrata publike e trajton njeriun pa respekt.  Reforma në Drejtësi me këtë periudhën tranzitore që po zgjat kaq shumë, ka krijuar një mal dosjesh që lidhen me jetë njerëzore, fate individuale, të drejta pronësore, etj.

E keqja sipas tij është se këto kritika janë forcuar dhe konvergjojnë në të dy krahët e politikës pikërisht kur ka tranzicion politik dhe tek sponsorët amerikanë – republikanët e Trump  nuk i duan shumë këto institucionet speciale,apo europianët kanë hallet e tyre si zgjedhje, etj Pra ky gjallërim ndodh kur SPAK është jetim pa

Prindër, dhe të prekurit politikë brenda po shfrytëzojnë ketë moment tranzicioni”, tha Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!