Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tritol automjetit të një shtetase në Elbasan/ Flakët dëmtojnë një tjetër automjet të parkuar

schedule11:22 - 5 Nëntor, 2026

schedule 11:22 - 5 Nëntor, 2026

Një automjet është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të dyshuar me lëndë plasëse në lagjen “28 Nëntori”, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 5 nëntor 2026.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në njërën prej gomave të para të një automjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të një shtetaseje.

Si pasojë e shpërthimit, automjeti është përfshirë nga flakët. Zjarri është përhapur edhe në një automjet tip “Benz”, i cili ishte i parkuar në afërsi, duke shkaktuar dëmtime edhe në këtë mjet.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!