Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama pret në takim ambasadoren e BE-së/ Sofia Moreira de Sousa i dorëzon progresraportin për Shqipërinë

schedule11:41 - 5 Nëntor, 2026

schedule 11:41 - 5 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Gjatë takimit, ambasadorja e BE-së i ka dorëzuar kryeministrit Rama progresraportin për Shqipërinë, i cili pasqyron ecurinë e vendit në procesin e integrimit europian.



Në fokus të takimit pritet të jenë gjetjet dhe rekomandimet e raportit, si dhe hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Pas përfundimit të takimit, kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja Sofia Moreira de Sousa pritet të dalin në një deklaratë të përbashkët për mediat, ku do të komentojnë përmbajtjen e progresraportit dhe vlerësimin e BE-së për Shqipërinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!