Profesor Fatos Tarifa në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos ka treguar se solidariteti i qytetarëve shqiptarë tregoi se humanizmi është pjesë e qenies te shqiptarët si popull. Në të gjithë nivelet e shoqërisë, pashë solidaritetin e madh nga qytetarët shqiptarë, nga shqiptarët e kosovës që ishin të gatshëm për ndihmë, u shpreh Tarifa.
Sa i përket tërmetit tragjik ai e vlerëson si një ngjarje të rëndë me dëme të mëdha njerëzore, ka vend për panik, por kjo nuk ndihmon sepse optimizmi është ajo që duhet në situata të tilla, u shpreh Tarifa.
“Në rrethana të tilla nuk mund të krahasohemi me përjetimin e dramës si kjo e tërmetit me vendet e tjera sepse nuk kemi nxjerrë mësime nga përmbytjet dhe nga tërmetet. Reagimin Fondet që mblidhen për për ti ardhur në ndihmë, ky solidaritet njerëzor është një shpresë për shqiptarët. Duket se edhe qeveria ka reaguar për të menaxhuar situatë. Më vjen mirë për qeverinë që nuk e shfrytëzoi politikisht këtë moment”, deklaroi Tarifa.
Po ashtu ai u shpreh se ngjarje të tilla duhet ti afrojnë politikanët.
Kreu i Emregjencës Civile, kreu i Komisionit për Ndërtimet duhet të jenë në krye të operacionit, duhet të dëgjoheshin para se të ndodhnin tëmetet dhe duhet të dëgjohen më shumë edhe tani pas kësaj tragjedie. Gjithashtu ai komentoi edhe inspektimin e ekpertëve në zonat e dëmtuara, ai shton se duhet që ky pësim i madh të bëhet mësim që të mos lejohen ndërtime të pakontrolluara, të bëhen sipas standardeve europiane sepse ky është një faj njerëzor dhe pasojat janë shumë të mëdha u shpreh ai.
“Në kemi inxhinierë të zotë, sizmiologë që duhen dëgjuar, duhet thirrur në tryeza diskutimesh me qeverinë, tha ndër të tjera Tarifa. Ky solidaritet njerëzor është mjaft prekës jo vetëm nga shqiptarët, por të gjithë bashkë eskpertë nga vende të tjera tregoi një frymë të mirë. Kohezioni social është shumë i rëndësishëm në shoqëri tek ne kjo sikur është dobësuar, popullsia sikur sikur është përçarë, fatkeqësitë natyrore tregojnë se nuk ka rëndësi se me çfarë partie je. Media ka bërë një punë të mirë, pa punën e tyre ne sot do të dinin shumë pak”, tha Tarifa.
Sa i përket konfliktit të kryeministrit me mediat ai shprehet se në këtë rast është me mediat, detyra e tyre është të përcjellë zërin e publikut.
Ka shumë të panjohura sa i përket menaxhimit të situatës me banorët e tërmetit, shprehet ai.
/abcnews.al