Eksperti i gjeopolitikës, Lufti Bilalli u shpreh në emisionin “360 Gradë” se vetmja kartë e Albin Kurtit për zgjedhjet e 9 Shkurtit është Veriu.
Ai theksoi se në mars të vitit 2026 do të ketë sërish zgjedhje.
Ndërsa, sipas ekspertja e së drejtës kombëtare, Enida Bozheku tha se Kurti mund të fitojë vetëm nga paaftësia për momentin e opozitës për të nxjerr një kandidat, apo për të frymëzuar në popull.
Bilalli: Besoj që në 2026 prap në mars do të kemi zgjedhje, sepse nuk ka numër që arrin 80 deputetë në parlament për t’u zgjidhur presidenti dhe në këtë drejtim e vetmja kartë e Kurtit është Veriu. Me atë kartë ka luajtur.
Bozheku: Unë mendoj që Kurti do fitojë, vetëm nga paaftësia për momentin e opozitës për të nxjerr një kandidat, apo për të frymëzuar në popull, sepse dhe karta e ushtarëve e UÇK-së është zbehur. Edhe nga ana tjetër, ajo që ishte kandidatja që mbante peshën Vjosa Osmani dhe jo indiferente, sot ka një pozicion që nuk mund të përfaqësojë asgjë përveç unitetin e popullit të Kosovës./abcnews.al

