Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bisedime, pas certifikimit të zgjedhjeve”/ Kurti, asnjë sinjal për nxjerrjen e vendit nga kriza

schedule17:42 - 23 Qershor, 2026

schedule 17:42 - 23 Qershor, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti pret certifikimin zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, për të nisur bisedimet me partitë e tjera.

Ky është qëndrimi më i fundit prej tij, në një përgjigje të shkurtër për mediat.

Subjektet politike garuese në zgjedhjet e fundit në Kosovë e njohin tashmë rezultatin e tyre dhe se si votat janë përkthyer në ulëse në atë që pritet të jetë legjislatura e 11-të, por asnjëri prej tyre nuk ka mbajtur një qëndrim mbi një bashkëpunim të mundshëm, që do ta nxirrte vendin nga kriza.



Këto zgjedhje i dhanë 53 deputetë VV, 22 PDK dhe 18 LDK-së…

Sipas legjislacionit në fuqi, seanca konstituive duhet të mbahet jo më larg se 30 ditë nga shpallja zyrtare e rezultateve.

Ndërsa në vend kanë nisur diskutimet nëse fillmisht duhet të zgjidhet qeveria e re apo presidenti.

Sipas analistëve, puna e parë në Kuvendin e ri si prioritet duhet të jetë zgjedhja e kreut të ri të shtetit, ndryshe vendi rrezikon të shkoj përsëri në zgjedhje të reja.

Kushtetuta e Kosovës sipas njohëse të saj e përcakton qartë se mandatin për formimin e Qeverisë e jep presidenti ose presidentja e zgjedhur dhe jo ushtruesi i detyrës.

Kosova ka mbajtur tri procese zgjedhore parlamentare brenda rreth një viti e gjysmë duke shpenzuar miliona euro dhe duke rrezikuar reputacionin e vendit në arenën ndërkombëtare.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!