Ministrja e Arsimit Besa Shahini u shpreh se mësimi do të jetë i pezulluar deri në 9 dhjetor për qarkun e Durrësit . Ndërsa deri më 5 dhjetor për qarkun e Tiranës dhe Lezhës, por mund të ketë edhe një shtyrje të dytë në këto qarqe.
Sakaq, të gjitha qarqet e tjera në vend të cilat nuk janë prekur nga tërmeti nisin ditën e nesërme normalisht procesin mësimor.
Ndërkohë sa i përket kopshteve dhe çerdheve do të jetë opsionale për Tiranën dhe Lezhën pasi do të jetë bashkia që do të vendosë, ndërsa në Durrës do te jenë të mbyllura.
“Në Durrës janë edhe dëmtimet më të rënda, në Lezhë po ashtu, në të dy qytetet janë 26 shkolla të dëmtuara. Në qarkun Tiranë ka dëmtime jo të thella, të cilat do të hapen për sisa ditë. Përvec shkollës së fshatit Pezë që është mbyllur dhe nxënësit do transferohen.
Ministria mbrëmë ka finalizuar planin e zhvensosjes së nxënësve te shkollat pritëse. Jemi në proces të organizmit të mjeteve të transportit, kjo përfshin edhe nxënësit që janë në hotele.
Në qarkun Durrës bashkitë, Krujë dhe Shijak mësimi mbetet i pezulluar deri në 9 dhjetor.
Deklarata e plotë:
Në qarkun Tiranë, në bashkitë Kavajë,Vorë, Kamëz, Rrogozhinë si edhe në qarkun Lezhë mësimi do jetë i pezulluar deri në 5 dhjetor, por ruajmë mundësinë që ta shtyjmë edhe disa ditë. Njoftimin nëse shtyhet mësimi në këto qarqe e bëjmë një ditë më parë.
Në të gjitha qarqet e tjera nesër mësimi fillon mësimi.
Vendimi për pezullimin e mësimit vlen edhe për shkollat private. Kopshtet dhe çerdhet në Lezhë dhe Tiranë edhe mund të rihapen, ato që janë të sigurta, kjo do bëhet nga bashkitë.
Për qarkun Durrës edhe kopshtet nuk fillojnë deri në 9 dhjetor. Kjo vlen vetëm për nxënësit, mësuesit duhet të jenë në punë, në përjashtim të Durrësit ku disa nuk mund të jenë”, tha ministrja./abcnews.al