Zgjedhjet presidenciale në Poloni do mbahen më 18 maj, po kërkohet pasardhësi i Andrzej Dudës

schedule22:51 - 8 Janar, 2025

schedule 22:51 - 8 Janar, 2025

Zgjedhjet presidenciale të Polonisë do të mbahen më 18 maj, njoftoi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën, me një raund të dytë, nëse është e nevojshme, të planifikuar për 1 qershor.

Presidenti aktual, Andrzej Duda, një aleat i partisë së ekstremit të djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS), do të përfundojë mandatin e tij të dytë më 6 gusht dhe nuk mund të kandidojë për rizgjedhje.

Zgjedhjet presidenciale të majit do të jenë një moment përcaktues për qeverinë e kryeministrit Donald Tusk.

Ndërsa roli i presidentit është mjaft simbolik, ai mund të vërë veton ndaj projektligjeve të miratuara nga parlamenti, një prerogativë që Duda e ka përdorur për të bllokuar legjislacionin kryesor.

Sondazhet sugjerojnë se zgjedhjet do të vendosen në një balotazh midis kryebashkiakut të Varshavës, Rafal Chaskowski, kandidat i Platformës Qytetare të Tusk, dhe historianit Karol Nawrocki, i cili është nominuar si kandidati i PiS pavarësisht se nuk është anëtar i partisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!