Rajoni i Pulias ka hapur dyert për personat e lënduar nga tërmeti që goditi rëndë Shqipërinë. Janë 150 vendet në dispozicion në spitalet në Pulia të Italisë për të pritur, nëse do të ishte e nevojshme, personat e lënduar nga tërmeti që goditi Shqipërinë.
Ka qenë vetë Rajoni i Pulias që konfirmoi lajmin me anë të një deklarate për mediat. Aktualisht një i lënduar nga tërmeti në Durrës ndodhet i shtruar në Poliklinikën e Barit. Ai mbërriti me helikopter nga Tirana. Nuk u bë i mundur transportimi i një gruaje pasi gjendja e saj u rëndua papritur dhe sipas mjekëve nuk mund ta përballonte udhëtimin./abcnews.al