Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet se kur do të paraqitet në Prokurorinë Speciale.
I pyetur nga gazetarët nëse do t’i përgjigjet thirrjes për të dëshmuar, Kurti ka injoruar dhe ka refuzuar të përgjigjet.
Kurti ka refuzuar edhe më herët të flasë në lidhje me ftesën e speciales, por stafi i tij i ka ftuar prokurorët në zyrën e kryeministrit.
Një nga arsyet që Kurti kishte dhënë më parë për mosparaqitjen në Prokurorinë Speciale, ishte se do të shkonte në një koncert.
Herën e parë ai nuk u paraqit pasi ishte jashtë shtetit.
Në njoftimin fillestar të Prokurorisë Speciale, thuhej ccdo mosparaqitje dënohet me gjobë 250 euro.
Nëse paraqitet dhe nuk dëshmon, gjoba është e njejtë dhe nëse sjellja e Kurtit nuk ndyrshon edhe pas gjobës, ai rrezikon edhe burgun.
Kurti është thirrur për të dëshmuar në lidhje me skandalin e rezervave shtetërore. Vepra penale për të cilën është thirrur hynë tek ato të korrupsionit nga zyrtarët, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”./abcnews.al