Katër shqiptarë janë ekstraduar në Italia, ndërsa dy të tjerë janë ekstraduar në Shqipëri.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali dhe në Kroaci, finalizoi procedurat për ekstradimin nëpërmjet PKK Rinas, të 6 shtetasve shqiptarët.
Konkretisht, u ekstradua në Itali, shtetasi Shpëtim Memolla, 52 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Lakuilas e ka dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale;
-u ekstradua në Itali, shtetasi Gentian Kadillari, 46 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Ankonas e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve;
-u ekstradua në Itali, shtetasi F. Ll., 28 vjeç, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për prodhim dhe shitje narkotikësh, të kryer në kuadrin e grupit kriminal;
-u ekstradua në Itali, shtetasi E. G., 45 vjeç, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale;
-u ekstradua nga Kroacia, në Shqipëri, shtetasi O. Sh., 19 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2023, e ka dënuar 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-u ekstradua nga Italia, në Shqipëri, shtetasi Sh. T., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./abcnews.al