Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar protestën e zhvilluar në Tiranë, duke e cilësuar si një zgjim të frikshëm për banorët e kryeqytetit. Sipas tij, protesta nisi përpara Ministrisë së Arsimit, por më pas situata mori një tjetër përmasë, me shpërthimin e tensioneve në Rrugën e Durrësit.
Minxhozi u ndal te zgjedhja e këtij vendi për protestën, duke kujtuar rastin e mëparshëm të protestave të studentëve dhe nxënësve, të cilat, sipas tij, sollën ndërrimin e shtatë ministrave brenda 48 orësh dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
Sipas analistit, protestat e ‘Flamingove’ kanë humbur gradualisht intensitetin dhe mesazhet e tyre janë bërë të përsëritura,dhe se , kur bëhet agresive bëhet më e vogël dhe pa perspektivë
Minxhozi u shpreh se edhe në rast se kryeministri Edi Rama jep dorëheqjen, kjo nuk do të thotë se Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet.
“ Ka qenë një zgjim i frikshëm për banorët e Tiranës. Sot kemi parë një protestë që nisi nga një ministri që nuk ka qenë problematike, por të ketë këtë lloj shpërthimi në Rrugën e Durrësit, ndoshta është zgjedhur sepse kjo rrugë ka qenë një histori suksesi me studentë, nxënës dhe 7 ministra të ndërruar për 48 orë dhe u plotësuan kërkesat.
Personat që shkuan tek Ministria e Arsimit, a ishin studentë dhe vinin nga një vazhdë katërmujore protestash në fillim të sezonit veror dhe tani? Ishte një protestë që i kish nervat e lodhura. Vera i pakësoi, vjeshta e parë i tkurrri, mesazhet ishin të mërzitshme dhe të përsëritura, si çdo gjë që vjen e tkurret, kur bëhet agresive bëhet më e vogël dhe pa perspektivë.
Nëse Rama dorëhiqet, PD nuk i fiton zgjedhjet.” / abcnews.al /


