Helikopteri përplaset me ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen katër viktima

schedule13:07 - 22 Dhjetor, 2024

schedule 13:07 - 22 Dhjetor, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në jugperëndim të Turqisë ku një helikopter është përplasur me ndërtesën e një spitali.

Helikopteri u ngrit nga Spitali i Muglasë dhe brenda tij ndodheshin katër persona, përkatësisht dy pilota,një mjek dhe një personel tjetër mjekësor, sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë Turke. Nga përplasja e rëndë, të katërt personat mbetën viktima.

Guvernatori rajonal i Muglasë, Idris Akbiyik, u tha gazetarëve se helikopteri  goditi fillimisht katin e katërt të ndërtesës së spitalit përpara se të prekte tokën. Për fat të mirë, askush brenda ndërtesës nuk pësoi dëmtime. Shkaku i aksidentit, që ndodhi gjatë mjegullës të dendur, po vijon të hetohet nga policia.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan ‘mbeturina’ nga aksidenti të shpërndara rreth zonës jashtë ndërtesës së spitalit, me ambulanca dhe grupe emergjencash në vendin e ngjarjes.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!