Inxhinieri Agim Seranaj theksoi në studion e ABC ja e Mëngjesit e Enkel Demit se tërmeti i 26 nëntorit ishte shumë pranë maksimumit të projektimit nga inxhinierët për objektet e ndërtimit. Sipas tij parashikimi për ndërtimet në zonën e Durrësit është maksimumi 9 ballë.
“Durrësi është zonë sizmike 9 ballë, ka edhe zona 8 ballë. Ky tërmet ishte pranë tërmetit të projektimit apo parashikimit që do të thotë, nëse vlerësohet 8 ballë i shkallës merkal, që mat dëmtueshmërinë, do të thotë që për një shkallë merakli ose gjysëm shkalle jemi pranë tërmetit të projektimit. varet sipas zonave por maximumi është 9 ballë”. /abcnews.al