Frikë dhe pasiguri në një ndërtesë tek ish-Kinema 17 nëntori në Tiranë

schedule18:44 - 28 Nëntor, 2019

schedule 18:44 - 28 Nëntor, 2019

Një pallat pranë ish-Kinema 17 Nëntorit në Tiranë, ka krijuar frikë tek banorët dhe bizneset. Një biznesmen thotë se mund të ketë dëmtime dhe se ende nuk është bërë vlerësimi nga ana e Bashkisë.

Në pamje të parë nuk duket ndonjë tmerr i madh.

Gjithsesi, kjo ndërtesë pranë ish-Kinema 17 Nëntorit në Tiranë ka shqetësuar banorët, lokalet aty pranë, dhe një pronar që ka biznesin ngjitur me të.

Nuk është thjesht rënia e pllakave të fasadës që tremb, edhe pse ajo mund të rezultonte fatale, por një problem tjetër, në pjesën anësore të pallatit.

Pyetja e parë në raste të tilla është, a kanë ardhur specialistë të bashkisë, apo specialistë të tjerë kompetentë për këto raste?

Me sa duket ende jo.

Policia rrethoi vendin e rënies së pllakave, duke mos lejuar që qytetarët të kalonin në trotuarin e atyshëm, për të mos iu rrezikuar jeta.

Nga Bashkia pati një interesim të një punonjëseje, por ende nuk është vlerësuar gjendja e ndërtesës dhe rrezikshmëria që mund të paraqesë ajo./abcnews.al