Një i fortë nga Shijaku është vënë në pranga për hesap të drejtësise italiane. Ai është një person i rrezikshëm, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit zyrtar është arrestuar 52-vjeçari Agim Kolgjini, banues në Shijak, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Uniformat blu bëjnë me dije se ndaj personit të ndaluar është lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata e Gjenovës në Itali, pasi mbi të rëndojnë akuza shumë të rënda. Kolgjini akuzohet për pjesëmarrje në organizatë të tipit mafioz, si dhe për ndihmë e shfrytëzim prostitucioni.
Pas arrestimit në vendin tonë, 52-vjeçari shqiptar do t’i dorëzohet drejtësisë italiane, ku pritet të përballet me akuzat./abcnews.al