Drejtoritë e burgjeve në të gjithë vendin do të kenë drejtues të rinj, të cilët janë përzgjedhur përmes konkursit të shpallur nga Ministria e Drejtësisë. Në faqen zyrtare te ketij dikasteri janë publikuar emrat e 24 drejtuesve të rinj të burgjeve.
Gara për përzgjedhjen e tyre u hap në fund të muajit tetor 2017. Vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi asokohe se s’do të ketë më asnjë emërim politik në këtë institucion, por gjithçka do bëhej me konkurs./abcnews/al