Moti i keq në Durrës/ Prej ditësh vijon i pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit

schedule11:29 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 11:29 - 9 Dhjetor, 2024

DURRËS- Për shkak te motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë gjirin e Durrësit, ethtë pezulluar prej tre ditësh aktiviteti i peshkimit. Kapiteneria ka urdhëruar që flota e peshkimit me afro 150 anije të mos dalin në det deri në një urdhër të dytë, pasi mund të rrezikojnë nga stuhitë detare.

Sipas burimeve nga flota e peshkimit mendohet që edhe për dy ditët në vazhdim anijet e peshkimit nuk do të dalin në det për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

Gjate 40 ditëve të fundit për shkak të motit të keq, anijet e peshkimit kanë dalë shumë pak në det duke bërë që të këtë me pak prodhim.

Sektori i peshkimit është një nder sektorët më të rëndësishëm ekonomik ne qytetin e Durrësit pasi qindra restaurante, hotele e dyqane peshku janë të lidhura drejtpërdrejtë me aktivitetin e peshkimit.

Gjate ditëve të fundit në Durrës ka pasur një reduktim të sasisë së prodhimeve të detit në restorante dhe dyqane peshku.

Ndërkohë, nuk ka pasur probleme me tragetet e linjave me portet italiane. Gjithashtu edhe anijet tregtare te tonazhit te mesëm dhe të rënda kanë vazhduar normalisht lundrimet.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!