Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vendi qëndron “me të gjithë sirianët që janë plot shpresë për një Siri të lirë, të drejtë dhe të sigurt, pavarësisht nëse ata jetojnë në vetë Sirinë apo jashtë saj“.
Scholz deklaroi se Gjermania ka pothuajse një milion qytetarë sirianë që jetojnë në tokën e saj, shumë prej të cilëve mbërritën gjatë fluksit të refugjatëve të 2015 dhe 2016, duke deklaruar se ajo është diaspora më e madhe siriane jashtë Lindjes së Mesme, raportoi The Guardian.
“Të gjithë kanë ndjekur ngjarjet e ditëve të fundit me pasigurinë më të madhe. Ata shpresojnë me zjarr se tani ka një shans për të rindërtuar vendin dhe për të filluar rrugën e gjatë dhe të vështirë të pajtimit. Ata pyesin se çfarë do të ndodhë tani. Sepse në mesin e luftëtarë të rezistencës aty ka edhe forca radikale dhe ekstremiste”, tha Soltz.
Ai theksoi se është e rëndësishme që Siria të arrijë shpejt që qytetarët e saj të jetojnë në rregull dhe ligj.
“Aty duhet të vendoset ligji dhe rendi, që të gjitha bashkësitë fetare, të gjitha grupet etnike dhe pakicat të gëzojnë mbrojtje, të mundësohet jeta me dinjitet”, tha Scholz, duke shtuar se në bazë të arritjes së këtyre qëllimeve, gjykimi do të kalojë nga qeveria e ardhshme siriane.
Ditët e fundit, rebelët kanë pushtuar të gjitha qytetet kryesore në Siri, duke përfshirë kryeqytetin Damaskun, nga i cili u arratis presidenti Bashar al-Assad, që dha një urdhër për të kryer tranzicionin e pushtetit./abcnews.al