Të gjithë “yjet” ishin në fushë, ama nuk mundën të shkonin më shumë se barazimi.
“Katalanasit” e Barcelona kanë regjistruar barazimin e radhës në elitën e futbollit spanjoll, me djemtë e teknikut Hansi Flick që nuk kanë shkuar më shumë se rezultati 2-2 në transfertën e Real Betis, në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të LaLiga.
“Gjigantët” e Katalonjë siguruan dy herë avantazhin fillimisht me anë të “bomberit” polak, Robert Lewandowski, në minutën e 39’-të e më pas Ferran Torres në minutën e 82’-të, megjithatë vendasit barazuan dy herë shifrat fillimisht në minutën e 68’-të me anë të Lo Celso e më pas në të 94’-tën me anë të Diao.
Falë këtij rezultati, Barcelona ngjitet në kuotën e 38 pikëve, 5 më shumë se ndjekësit e Real Madrid të cilët kanë ende 2 sfida për të luajtur, ndërsa “Bardhjeshilët” e Real Betis mbetën në vendin e 11-të me 21 pikë. /i.m /abcnews.al