Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gara për shefat e komisariateve/ Fillon intervistimi i 274 aplikantëve për 48 pozicione

schedule13:34 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 13:34 - 5 Dhjetor, 2024

Në Drejtorinë e Përgjithshme ka nisur faza e intervistimit për shefat e komisariateve. Seanca e intervistimit zgjat jo më shumë se 20 minuta.

Komisioni i vleresimit në Drejtorinë e Përgjithshme përbëhet nga tre gra, kryetare Alma Përmeti, antëtare Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari.

Intervistimi ka nisur për 30 aplikantët e parë ndërsa ky proces pritet të zgjasë deri më 10 dhjetor ku përmbyllet faza e intervistimit.

Në total garojnë 274 aplikante për 48 pozicione si shef komiasriati.

Pas përfundimit të intervistave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Komisioni i Vleresimit i dërgon pikëzimin e kandidatëve kryepolicit Proda, i cili më pas bën edhe emërimet sipas përzgjedhjes së më të mireve.

Aplikantët që marrin mbi 70 pikë ju lind e drejta për të kaluar në fazën e përzgjedhjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!