Mblodhi 5 euro nga shitja e ëmbëlsirave, kosovari i dhuron për të ndihmuar Shqipërinë

schedule15:36 - 27 Nëntor, 2019

schedule 15:36 - 27 Nëntor, 2019

Të gjithë  e njohin një burrë shtatshkurtër që shet ëmbëlsira në Prishtinë për të siguruar kafshatën e gojës.

Sipas JOQ Kosova, sot personi në fjalë, u bë solidar duke dhuruar gjithçka kishte mbledhur gjatë ditës së sotme nga shitjet.

Është një qytetar ai i cili ka dërguar një fotografi, duke treguar se ky njeri dha 5 eurot që i kishte mbledhur gjatë ditës, me vullnet për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Ndërkohë, janë qindramijëra që nëpër rrugët e Kosovës po ofrojnë ndihma për të prekurit ngë tërmeti në Shqipëri, i cili ka shënuar edhe viktima.

Po ashtu, në Kosovë janë strehuar qindra familje nga Shqipëria të cilët u vendosën nëpër shtëpi dhe hotele.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!