VIDEO/ Kthjellime, vranësira dhe ulje temperaturash, si pritet të jetë moti gjatë javës

schedule09:19 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 09:19 - 2 Dhjetor, 2024

E hëna ka nisur me mot të qëndrueshëm dhe temperatura që pritet të arrijnë në 16 gradë. Meteorologu Hakil Osmani thotë se temperaturat do të rriten të martën, por pritet të pësojnë ulje në pjesën e dytë të javës. Vranësirat e dendura do të jenë prezente nga e mërkura, me reshje shiu në disa zona.

“Pjesa e parë e javës do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që sot edhe nesër të kemi alternime kthjellimesh, kalime vranësirash. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit janë regjistruar në -3 gradë ndërsa maksimumet do të jenë rreth vlerës 16 gradë. E marta dhe në vijim do të sjellë rritje graduale të temperaturave të ajrit, deri të mërkurën që maksimumet të jenë rreth 18 gradë ndërsa minimalet do të luhaten në zero apo 1 gradë në qytetet e zonave malore. Pjesa e dytë e javës e javës sjell rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen në -2 gradë ndërsa maksimumet në Ultësirën perëndimore nuk do të jenë më shumë se 15 gradë. Sa i përket pjesës së dytë të javës, kushtet e motit do të ndryshojnë. Do të kemi vranësira të dendura të mërkurën, duke bërë që të kemi prezente reshjet e shiut në Ultësirën Perëndimore ndërsa në zonat e thella malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës. Edhe të enjten dhe të premten, do të kemi prezente vranësirat e shpeshta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime me reshje shiu në sasira të pakta. Në Ultësirën Perëndimore do të jenë më prezente, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore.”, tha meteorologu.

Sa i përket rajonit, Osmani shtoi

“Kosova dhe RMV sot edhe nesër do të jenë në mbizotërimin të qëndrueshëm, me temperature të ulëta, minimumet -4 gradë ndërsa maksimumet në Kosovë do të jenë jo më shumë se 8 gradë ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të jenë 13 gradë. Deri të mërkurën, do të kemi rritje graduale, duke bërë që maksimumet në Kosovë tqë regjistrojhen 10 gradë ndërsa në RMV në 12 gradë. Por pjesa e dytë e javës, do të ketë rënie të temperaturave të ajrit.”