Kosova feston Ditën e Flamurit/ Hisen Berisha: Kauza e Kurtit për bashkim kombëtar, për interesa elektorale

schedule23:53 - 28 Nëntor, 2024

schedule 23:53 - 28 Nëntor, 2024

KOSOVË- Shqipëria këtë të enjte kremtoi 112-vjetorin e Pavarësisë. Dita e Flamurit u festua dhe në Kosovë dhe Prekazi ishte vatra kryesore e jehonës kuq e zi, për shkak se kjo data e sotme, përkon me ditëlindjen e Adem Jasharit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha u shpreh se jehona e kësaj dite është ndjerë në të gjitha qytetet e Kosovës. Ai u shpreh në “Ora e Fundit” në ABC News se sot  qytetarët nderuar me respekt të gjitha ata, që sakrifikuan veten për t’i dhënë lirinë kombit tonë.

“Kjo ditë është një testament i krenarisë kombëtare, e ndjejmë më shumë fuqinë e përkatësisë tone etnike, të një kombi, që qëndron i pandarë në shpirt dhe ti kujtojmë me respekt të gjithë ata që sakrifikuan”, tha ai.

Deputeti i PDK-së u shpreh se Kosova është e lidhur shumë me flamurin kuqezi.

“Ne si popull mbetemi të lidhur me festën e flamurit. Flamuri kombëtar mbetet ai simboli i gjakut të derdhur për krenarinë e një kombi, që asnjëherë nuk është gjunjëzuar”, tha ai.

Sipas Berishës,  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përdorur idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë për interesa elektorale.

Gjatë bisedës, deputeti kritikoi Kurtin duke thënë ka qenë ky i fundit që shpalljen e pavarësisë së Kosovës e ka quajtur “akt tradhtie”.  Ai pohoi se edhe Kurti e di shumë mirë se Kushtetuta aktuale e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë, pra bashkimin me Shqipërinë.

“Përdori flamurin kombëtar, për ta sfiduar flamurin e shtetit. Kjo është e lehtë ta bësh. E ka përdorur politikisht dhe kauzë për votë. Pa ndryshuar atë kushtetutën, nuk bëhet ajo. E ka quajt akt tradhtie, shpalljen e pavarësisë”, tha ai.”, tha ai.

Sipas tij, shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të punojnë fort për forcimin e shteteve tona./abcnews.al