Premier League miratoi ndryshimet në rregulloren për financimin e klubeve të kampionatit elitar të futbollit anglez, duke I dhënë një tjetër goditje të rëndë dominimit financiar dhe sportiv të Manchester City.
Në rregulloren e re për të cilën “Cityzens” ishin kundër, votuan pro 16 klube të tjerë, ndërsa sipas ligjeve të rinj janë të ndaluara kontratat e sponsorizimit me kompani në pronësi të aksionerëve të klubit.
E thënë më qartë, nëse Manchester City injektonte të ardhura nga kontrata me kompanitë e shumta të sheikëve pronarë, tani nuk do ta bëjë më një gjë të tillë.
Në njoftimin zyrtar të Premier League thuhet se ky vendim do të mbrojë konkurrencën sportive dhe financiare të kampionatit bazuar edhe në rregullat e Fair Play Financiar të UEFA.
Ky vendim, gjithashtu përkthehet si një revansh i klubeve anglezë ndaj Manchester City, një një muaj më parë kishte arritur një fitore të vogël në një panel gjykatësish të lartë në lidhje me hetimet për shkelje të Fair Play financiar në të paktën 115 raste, pikërisht me anë të kontratave të sponsorizimit me kompani, ku gjithashtu kishin aksionerë pronarët e klubit.
Kampionët në fuqi të Anglisë presin vendimin e gjykatës që do të merret në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa rrezikojnë penalizime të renda deri në heqje pikësh, apo rrëzim nga kategoria. /abcnews.al