600 të lënduar nga tërmeti në spitale, disa në gjendje të rëndë, të tjerë shenja ankthi

schedule15:50 - 26 Nëntor, 2019

schedule 15:50 - 26 Nëntor, 2019

Në spitalet e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës Tërmeti i mesnatës ju kushtoi jetën 15 personave. Ndërsa të lënduar janë mbi 600. Ata po trajtohen në Spitalet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës.

Fluksin më të madh e mban ai i Traumës në kryeqytet dhe në të ndodhen dhe disa në gjendje të rëndë. Disa kanë marrë ndihmën e parë dhe janë larguar ndërsa të tjerët janë shtruar dhe vijojnë të marrin mjekim të specializuar.

Mjekët kanë treguar se atyre ju janë drejtuar dhe qytetarë që janë në gjendje të rënduar psikologjike. Ata kanë shfaqur shenja ankthi dhe stresi post-trumatik. Ndihmën e parë për disa të lënduar e ofruan falas dhe disa spitale private si ai Amerikan. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!