“TikTok dhe Snapchat, linja reale të trafikimit”, Karamuço: Moratorium urgjent për rrjetet sociale

schedule20:36 - 20 Nëntor, 2024

schedule 20:36 - 20 Nëntor, 2024

Përhapja e dhunës në rrjete sociale është kthyer në një shqetësim në vend. Së fundmi një 14-vjeçar u vra pas një sherri mes adoleshentësh, një sherr i ndodhur fillimisht në rrjete sociale. 14-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij

Lidhur më këtë situatë shqetësuese ka pasur edhe një reagim nga qeveria duke njoftuar se do të nisë një konsultim të gjerë publik për mbylljen e rrjeteve sociale të TIK Tok dhe Snapchat, pas vrasjes tragjike të 14-vjecarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.

Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se kjo situatë është kthyer në një problematikë dhe se ka nevojë për ndërhyrje urgjentë. Ai nënvizoi se fillimisht duhet një moratorium urgjent për rrjetet sociale.

“Sa kohë Tik Tok është denoncuar se është platformë spiunazhi. Me Snapchat nuk kanë asnjë filtër. Nëndrejtori i CEO që mbulon edhe pjesën e Evropës ka ardhur për shkak se vrau veten një grua. Ka ardhur koha që të kthehet në një agjenci mbarëkombëtare, edhe ne polici postare. Të shtosh teknologjinë, burimet dhe ta mbash në kontroll. Unë jam i mendimit të një mbyllje të përkohshme. Potencialisht armë dhe linja të trafikimit. Janë linja reale të trafikimit të shitjes edhe blerjes edhe monedha. Kemi pasur në TikTok edhe për monedha false.

Ne na shkon një mijë kërkesa për leje armë çdo muaj dhe kjo do të thotë pasiguri. Dhe ne po rrisim një brez plot pasiguri. Kemi faqe ku ofrohen doreza hekuri, thika, i kërkon dhe t’i sjellin me motor poshtë shtëpie. Por e theksoj se përveç një pezullimi duhet të ecim paralelisht me një fushatë ndërgjegjësuese”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!