Zgjedhjet 2025/ Vihet në lëvizje Presidenti Begaj, nis të mërkurën konsultimet për datën

schedule16:33 - 19 Nëntor, 2024

schedule 16:33 - 19 Nëntor, 2024

Presidenti po nis lëvizjet për të caktuar dhe dekretuar datën e zgjedhjeve parlamentare të pranverës së 2025.

Të mërkurën ai nis konsultimet me kryetarët e partive të vogla parlamentare.

Ftesa për takim nesër në orën 10:00 u ka shkuar kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetarit të LZHK-së, Dashamir Shehi.

Të enjten Presidenti Begaj do të pres një përfaqësues të Partisë së Lirisë, që në mungesë të Ilir Metës, sipas burimeve, do të shkojë Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi.

Konsultimet e fundit për datën, Presidenti i ka lënë me dy partitë më të mëdha, Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.

Takimet konsultuese me përfaqësues të dy forcave kryesore Presidenti do i zhvillojë të hënën e javës që vjen, më 25 nëntor.

Në të njëjtën ditë do të zhvillohet një takim konsultues dhe me kryekomisionerin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Presidenti Begaj ka afat për të dekretuar datën e zgjedhjeve në fillim të dhjetorit. Datat më të mundshme për t’u mbajtur zgjedhjet është 4 me 11 maj.

/abcnews.al/