SHQIPËRI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur me ceremoni të lartë shtetërore kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Ajo që ngjalli më shumë vëmendje dhe kritika në këtë pritje, ishte qëndrimi që mbajti Kurti në lidhje me ligjin për gjuhët në Maqedoninë e Veriut.
Konkretisht, Kurti tha se “nuk ka ligj për shqipen dhe nuk ka pasur në të kaluarën” por shtoi se “aty ka ligj që përmend shifrën 20 për qind, por jo ligj për përdorimin e shqipes, por gjuhëve”.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka ngritur “alarmin” se Kushtetuesja në RMV mund t’i shfuqizojë disa nene të Ligjit për Gjuhët, ku do të cenonte drejtpërdrejt përdorimi i gjuhës shqipe.
Kjo çështje u diskutua në “Ballkan Update”, në ABC News, ku i ftuar ishte analisti Mentor Nazarko. Ai tha e ky qëndrim që ka mbajtur Kurti e ka shfajësuar kryeministri e RMV-së, I cili ka ardhur në pushtet me kauzat nacionaliste.
Nazarko theksoi se përfshirja e Albin Kurtit në çështjen e brendshme të Maqedonisë së Veriut, ndikon në përkeqësimin e interesave të shqiptarëve atje.
“Të dy ndjekin agjendat respektive, të qeverisë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Kurti është në prag të fushatës elektorale. Kurti që të përfshihet në këtë mënyrë, siç është përfshirë, unë mendoj se është totalisht e pasaktë në raport me atë që është interesi i shqiptarëve në RMV. Jam plotësisht dakord që Kurti dhe Mickoski t’i referohen të drejtave kushtetuese të shqiptarëve, qoftë në Maqedoni të Veriut dhe qoftë në Kosovë. Ky qëndrim i Kurtit e shfajësoi Mickoskin, i cili ka ardhur në pushtet me një kauzë nacionaliste”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës shtoi Nazarko vazhdon me qasjen e tij ndarëse në raport me faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Më tej, Nazarko u shpreh se Shqipëria do duhej të ndiqte një rol më proaktiv, në raport me mbrojtjen e interesave të Shqiptarëve në rajon.
“Unë mendoj se në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria duhet të ishte më proaktive, Kurti vazhdon me qasjen ndarëse me faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Këtu Shqipëria, që është shtet me i madh, duhet të ishte më proaktive”, tha ai.