Një lajm i mirë vjen në mes të kësaj situate të rëndë nga tërmeti 6.4 ballë.
Forcat e Armatosura njoftojnë se në Thumanë, aty ku janë shembur tre pallate, raportohet për persona të gjallë në rënoja.
FA dhe ekipet e emergjencave po punojnë për heqjen e materialeve inerte, për të bërë të mundur shpëtimin e personave që kanë ngecur për më shumë se tre orë.
Dy fëmijë të mitur u shpëtuan nga rrënojat e një pallati në Thumanë, ndërsa dy gra u nxorrën të pajeta./abcnews.al