Moti i keq shkakton përmbytje në Itali

schedule07:15 - 14 Nëntor, 2024

schedule 07:15 - 14 Nëntor, 2024

Disa automjete kanë përfunduar në det, si pasojë e reshjeve të dendura në ishullin italian të Siçilisë.

“Automjetet u përshkuan nga përmbytjet pranë qytetit Riposto në bregun lindor”, tha sot shërbimi lokal i zjarrfikësve.

Raportet fillestare sugjerojnë se nuk ka patur të plagosur. Siçilia prej disa ditësh është përfshirë nga reshjet e dendura të vazhdueshme.

Shumë lumenj në ishullin e Siçilisë, ku jetojnë pothuajse 5 milionë njerëz, kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar rrëke uji që kanë vërshuar nëpër rrugë.

Italia ka përjetuar disa stuhi në muajt e fundit, veçanërisht në rajonet veriore si Emilia-Romagna dhe Lombardia.

Jugu i kontinentit dhe ishulli i Siçilisë u prekën gjithashtu nga nxehtësia ekstreme gjatë verës.