Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosova nuk ka qetësi pas vendimit për UÇK”, Haziri: Duam ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

schedule17:28 - 23 Shtator, 2026

schedule 17:28 - 23 Shtator, 2026

Çlirim Haziri, organizator i protestës ndaj vendimit të Hagës për ish krerët e UÇK, ka deklaruar se kërkesat e protestuesve janë të thjeshta dhe se ato burojnë nga populli. Ai ka kërkuar ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se këto kërkesa duhet të merren parasysh nga Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës.

Haziri ka thënë se njerëzit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës nuk janë harruar nga rinia e vendit.

Sipas Hazirit, protesta është reagim ndaj asaj që ai e përshkruan si një dhimbje të shkaktuar nga vendimi për UÇK-në.

“Kërkesat tona janë të thjeshta dhe vijnë prej popullit. Duam ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Janë kërkesa të thjeshta dhe për Parlamentin e Kosovës dhe Qeverinë ende nuk i kam dëgjuar dhe mund t’u duken të komplikuara.

Në krejt ata njerëz që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, nuk janë harruar nga rinia e Kosovës që nuk e njeh frikën apo nënshtrimin. Ushtrinë Çlirimtare e ka tatuazh në zemrën e saj, Kosova nuk ka qetësi pas vendimit për UÇK. Ky është një reagim i një dhimbjeje që na është shkaktuar në zemër, kundër një vendimi që është i diktuar dhe këtë dhimbje që kemi në zemër nuk do të na pushojë deri në ditën kur UÇK do të kthehet dinjitetshëm në vendin e vet.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!