ËSHTË KOHA PËR TË ECUR PËRPARA thotë shefja e politikës së jashtme të BE, pas takimit ndarazi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Vuçiç në Neë York.
Kaja Kallas kërkoi normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe pse një kërkesë e tillë vjen në kohën kur Gjykata Speciale ka dënuar me 81 vite burg katër ish krerët e UÇK-s.
Kallas nënvizoi se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është detyrues ndaj popullit të një rajoni që pret stabilitet.
“Marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë detyruese. Zbatimi i tyre nuk është një nder për Brukselin, por i detyrohet qytetarëve të tyre dhe një rajoni që pret marrëdhënie normale. BE-ja do të vazhdojë të jetë një arbitër i paanshëm.”
Po teksa të gjithë sytë janë nga politika dhe veprimet e saj për krerët e UÇK, Kurti njoftoi përmes një postimi në facebook se i kërkoi Kallas t’i bënte presion Serbisë për të dorëzuar përgjegjësit e sulmit terrorist në Basnjskë, trajtimin me dinjitet të shqiptarëve të luginës së Preshevës dhe theksoi sipas tij angazhimin për procesin në Hagë dhe pritjen që verdikti të korigjohet në shkallën e apelit.
Ndërsa Vuçiç lajmëroi se foli me Kallas për Kosovën dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku ai këmbënguli veçanërisht për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, madje edhe zgjedhjet e ardhshme në vend.
Gjithësesi reagimet nuk munguan nga qytetarët në rrjetet sociale duke ngritur pikëpyetje se si mund të kërkohet një proces normalizimi mes dy vendeve, kur kriminelët e luftës në Serbi varrosen si heronje, ndërsa heronjte e Kosovës burgosen si kriminel.

