Irani po shqyrton një projektligj që u lejon autoriteteve të ndalojnë përkohësisht anijet dhe të sekuestrojnë deri në 20% të vlerës së ngarkesës, nëse konstatohen shkelje të rregullave iraniane të tranzitit në Ngushticën e Hormuzit.
Projektligji ende nuk ka hyrë në fuqi, por nëse miratohet, do t’i japë Teheranit një bazë ligjore për ndalimin dhe sekuestrimin e pjesshëm të ngarkesave të anijeve tregtare.
Ndërkohë, Irani ka shtuar katër anije në listën e mjeteve që i konsideron në shkelje të rregullave, duke e çuar numrin total në 81.
Zhvillimi vjen në një kohë tensionesh të larta në Hormuz dhe në Detin e Kuq, ku rreziku për transportin ndërkombëtar mbetet i lartë.

