Sulmi i Berishes ndaj spak dhe institucioneve te drejtesise ka marre nje pergjigje te ashper nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Autoriteti shteteror denon sulmet drejtuar SPAK dhe drejtuesit të saj Altin Dumani. KLP thotë se dënon çdo presion dhe intimidim ndaj Prokurorise se Posacme.
Në deklaratë theksohet se “përpjekjet për të ndikuar ose frikësuar institucionet e drejtësisë, janë sulme ndaj parimeve themelore të integritetit dhe drejtësisë”.
“Përpjekjet për të ndikuar ose frikësuar institucionet e drejtësisë, sidomos ato në vijën e parë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, janë sulme ndaj parimeve themelore të integritetit dhe drejtësisë, që mbështesin zbatimin e ligjit në vend.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpreh të gjithë përkushtimin për t’u pozicionuar në krah të prokurorëve të SPAK, ndërsa thekson se reforma në drejtësi dhe zbatimi i ligjit janë kriteret kryesore që Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria për krijimin e një drejtësie të pavarur.
“KLP dënon çdo formë presioni apo intimidimi të drejtuar ndaj SPAK apo drejtuesit të tij, duke i konsideruar kërcënime serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe qëndron me vendosmëri pranë të gjithë Strukturës së Posaçme, në përkrahje të punës së prokurorëve kundër çdo sulmi apo ndërhyrjeje denigruese. Reforma në drejtësi dhe zbatimi i ligjit janë kriteret kryesore që Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria për krijimin e një drejtësie të pavarur.”
Sali Berisha teksa fliste te dielen nga dritarja e katit te tete, ju drejtua Dumanit me tone fyese, ndersa me heret edhe ish-presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesit te SPAK./abcnews.al