Thaçi e Haradinaj emërojnë Kreshnik Gashin Drejtor të Shërbimit Sekret në Kosovë

schedule20:43 - 25 Nëntor, 2019

schedule 20:43 - 25 Nëntor, 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj emëruan të hënën drejtorin e ri të Agjencisë së Inteligjencës, Kreshnik Gashin.

Vendimi u mor pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit.

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, tha se profilet e të emëruarve si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe besueshmërinë e Agjencisë së Inteligjencës.

Emërimi u bë në bashkëpunim mes Presidentit dhe Kryeministrit në largim./abcnews.al