Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lirohet 33-vjeçarja që ndodhej në burg me foshnjën

schedule17:05 - 8 Tetor, 2026

schedule 17:05 - 8 Tetor, 2026

Pas monitorimit të kryer një ditë më parë nga Avokati i Popullit, GJKKO ka pezulluar masën e dënimit me burgim për 33-vjeçaren Greta Gjoci, e cila ndodhej në IEVP Pojskë së bashku me foshnjën e saj 4-muajshe.

Këtë të enjte, rreth orës 16:30, familjarët e 33-vjeçares janë paraqitur pranë IEVP Pojskë për ta marrë atë, pas vendimit të gjykatës.

Në momentin e daljes nga institucioni i vuajtjes së dënimit, Greta Gjoci nuk ka pranuar të flasë për mediat.



Ndërkohë, familjarët e saj, jashtë kamerave, kanë falënderuar gjykatën dhe mediat për trajtimin e rastit dhe vëmendjen e treguar ndaj situatës së 33-vjeçares dhe foshnjës së saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!