Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vallja e Osman Takës” në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

schedule17:36 - 8 Tetor, 2026

schedule 17:36 - 8 Tetor, 2026

“Vallja e Osman Takës” është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe një video nga vallja tradicionale.



“Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza”, shkruan Rama.

Sipas kryeministrit, vallja lidhet me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli dhe ndërthur forcën me elegancën, duke shprehur trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë.

Përfshirja në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale e vendos këtë traditë në fokusin e ruajtjes dhe përcjelljes së saj ndër breza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!