Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akademia e Shkencave në Kosovë përshëndet zgjedhjen e presidentes/ Ish-kolegët: Jemi të nderuar!

schedule17:48 - 8 Tetor, 2026

schedule 17:48 - 8 Tetor, 2026

Ish kryetarja u bë presidente.

Akademia e Shkenca dhe e Arteve në Kosovë e përshëndet veprimin e fundit politik në vend për ta bërë drejtuesen e tyre Justina Shiroka Pula presidenten e re të vendit.

Në një konferencë shkencore, nënkryetari i Akademisë e quajti këtë një vlerësim edhe për institucionin e tyre.
“Përshëndetja e kësaj konference ishte paraparë të bëhej nga kryetarja e deritanishme, Akademike Justina Shiroka-Pula, e cila para 2 ditësh është propozuar dhe për fat është zgjedhur presidente e Kosovës. Ky është një nderim i veçantë jo vetëm për Akademiken Justina Shiroka-Pula, por edhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku ajo, në pozitën e kryetares, është angazhuar me shumë përkushtim.”



Justina Shiroka Pula hyri zyrtarisht të mërkurën në presidencë me nderime shtetërore, pas një propozimi të minutave të fundit mesnatën e 6 tetorit.

Ajo siguroi 81 vota pas marrëveshjes VV-PDK dhe mbylli një krizë të gjatë institucionale 2 vjeçare, që ndryshe do të përfundonte përsëri në zgjedhje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!